Në Viti shënohet dita botërore e zemrës

Me moton “ Zemra e juaj, përgjegjësia e juaj” në Komunën e Vitisë, QKMF në Viti në kordinim me QRSHP në Gjilan dhe DKA në Viti u shënua Dita Botërore e Zemrës. Fillimisht QKMF në Viti me bashkëpunim me DKA- në mbajtëm ligjeratën në SHFMU në Gjylekar “ Kenan Halili” me ligjëruese dr. Gresa Sinani.

Gjithashtu, ligjerata u mbajtën edhe në

SHFMU,,BAFTI Haxhiu” në Viti, SHMU” Mirali Sejdiu” në Goshicë, SHMU” Halil Alidema” Pozheran dhe shkolla “Dom Mikel Tarabulluzi” Stubëll e Epërme ne orët e para të mësimit nga arsimtarët e shkollës. Në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës, QKMF në Viti organizoj një ligjeratë të veçantë me ligjerues nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës Dr. Agon Nuhiu specializant në Kardiologji dhe Ymer Musa infermier në kujdesin invaziv në kardiologji me temën “Elektrokardiogrami- EKG~ja”.

Këto aktivitete kanë për qëllim të rrisin ndërgjegjësimin e qytetarëve për sëmundjet e caktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ka përgatitur një plan të detajuar për ndërtimin e sheshit të qytetit

Komuna e Deçanit, ashtu siç e ka bërë të ditur edhe Kryetari i Komunës, z. …