Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi së bashku me Kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj kanë vizituar të martën në Rahovec, Teqenë e Madhe të Halvetive ku u mirëpritën nga Shejh Besim Shehu dhe Teqenë e Rifaive, ku u pritën nga Shejh Mehdi Shehu.
“Pritja ishte e ngrohtë dhe së bashku diskutuam për rëndësinë që teqet kanë për të mirën e përbashkët.
Teqetë përfaqësojnë vlera të rëndësishme shpirtërore e kulturore për Rahovecin, duke mbrojtur traditat tona dhe trashëgiminë e pasur religjioze të njerëzve tanë. Të dyja teqet, luajnë një rol të rëndësishëm për bashkëjetesë e harmoni ndërfetare.
Falënderoj Shejh Mehdiun e Shejh Besimin, për rolin e tyre pozitiv te besimtarët, bashkëpunimin konstruktiv me institucionet dhe interesimin e tyre të vazhdueshëm për të kontribuar e ndihmuar njerëzit tanë e komunën tonë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.