Bashkë me Kryetarin Ramush Haradinaj vizituam bujkun e përkushtuar nga Rahoveci, Selami Haxhimustafa, për të vazhduar në një takim të organizuar me bujq e fermerë nga komuna jonë.
Duke e pasur prioritet bujqësinë, diskutuam për projektet e mëdha investive që kemi në plan t’i destinojmë në këtë sektor, në mandatin e ri qeverisës 2025-2029, duke filluar nga digjitalizimi i bujqësisë, subvenciomi i shumëanshëm i sektorëve bujqësorë, këshillimi falas me ekspertizë, rregullimi i rrugëve fushore, zgjerimi i bashkëpunimit me qendrat grumbulluese të perimeve dhe rrushit, mbështetje konkrete për sektorin e përpunimit, e shumë punë të tjera.
Komuna e Rahovecit, në vazhdimësi ka qenë përkrahësja më e madhe e bujkut rahovecas me mbështetje konkrete, siç janë: mekanizmi bujqësor, farërat e inputet e tjera, plehrat kimike, subvencionimi i qumështarëve, mbështetja konkrete për bletarët, blegtorët, konsulenca për aplikacione në grante, mbështetja me serra, e shumë angazhime të tjera të përbashkëta.
Por, puna e mbështetja për bujqit, nuk ndalet, por vetëm se do të rritet e do të bëhet edhe më konkrete për sektorët bujqësorë e bujqit tanë.
Faleminderit që na dëgjuat dhe që na përkrahni në vazhdimësi, ka shkruar në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.