Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, ka shpërndarë makineri bujqësore për 178 bujq pas përfitimeve të skemave mbështetëse për bujqësi.
Të mërkurën Aliu ka bërë të ditur se gjatë mandatit të tij 281 fermerë kanë përfituar nga skemat mbështetëse për bujqësi me një vlerë totale që arrin shumën e mbi 10 milionë euro.
Aliu ka uruar bujqit dhe fermerët ferizajas, ndërsa ka premtuar se do të vazhdojë mbështetjen për ta edhe në mandatin e ardhshëm.
“Shpërndahen makineri e pajisje bujqësore për 178 bujq e fermerë nga 281 përfitues gjithsej. Si asnjëherë më parë në historinë e qeverisjeve të Ferizajt, gjatë qeverisjes sonë mbështetëm me mbi 10 milionë euro bujqit e fermerët ferizajas përmes subvencioneve të Drejtorisë së Bujqësisë. Kësaj skeme mbështetëse i shtuam edhe 178 bujq e fermerë të cilëve iu shpërndanë mekanizmi e pajisjet bujqësore prej 281 përfituesve gjithsej, investim ky që sjellë lehtësi pune, zgjerim kapacitetesh, cilësi produkti e treg më të pasur.
Urime bujqve e fermerëve ferizajas”, thuhet në postimin e kryetarit të komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.