Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, nënkryetari, z. Fatmir Iska dhe Drejtoresha e Shëndetësisë, znj. Saranda Sallteku, kanë shpalosur programin qeverisës para qytetarëve të Malësisë së Vogël.
“Malësia e Vogël është fshati ku u tubuam për ta bërë prezantimin e programit tonë qeverisës. Mbështetja që na jepet është rezultat i punëve ndër vite, projekteve të suksesshme dhe mbajtjes së fjalës së dhënë.
Mbështetje të pakursyer pati edhe për kandidaten tonë për Kuvendin e Komunës, drejtoreshën aktuale të Shëndetësisë, znj. Saranda Sallteku”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, z. Smajl Latifi.