Vitia shënoi Ditën Botërore e të moshuarve

Nën organizimin e Caritas Kosova dhe me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë sot në Viti, është shënuar dita Botërore e të Moshuarve, ku morën pjesë personat e moshuar, përfaqësues të institucioneve, pensionistëve, personave me aftësi të kufizuara dhe të tjerë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ndër tjerash tha se kjo ditë është një kujtesë për vlerën e madhe që të moshuarit sjellin në familje dhe në shoqëri. “Të moshuarit janë thesari i përvojës, dijes dhe traditës sonë. Është detyrë e jona që të promovojmë të drejtat e tyre dhe të sigurojmë një jetë dinjitoze për ta,” tha kryetari Haliti. Ai shtoi se institucionet lokale janë të përkushtuara që të ofrojnë më shumë shërbime sociale dhe shëndetësore për këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë. “Duhet të përqendrohemi në ngritjen e cilësisë së shërbimeve, duke i ofruar ato në mënyrë sa më efikase dhe me respektin që të moshuarit meritojnë,” u shpreh ai.

Ndërkaq Alfred Pjetri, drejtor ekzekutiv i Caritas Kosova tha se shënimi i kësaj ditë sot është një ndërë i veçantë dhe tha se shënimi i kësaj ditë duhet të shihet edhe si një thirrje që asnjëherë të mos mungoje kujdesi për të moshuarit. Ai gjithashtu tha se Caritas Kosova si mision kryesor ka mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe se një nga shtyllat kryesore të saj është kujdesi për të moshuarit.

Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti i çmua lartë puna që bënë komuna e Vitisë ndër vite për të moshuarit në veçanti edhe përmes projekteve të ndryshme si Kujdesi Shtëpiak etj. Në fund të këtij takimi u ndanë edhe disa dhurata modeste për mysafirët.

Kontrolloni gjithashtu

178 fermerë ferizajas përfitojnë makineri bujqësore

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, ka shpërndarë makineri bujqësore për 178 bujq …