Printerë të rinj nga Super Viva për 30 shkollat e komunës së Rahovecit

Kompania “Super Viva” ka dhuruar 30 printerë të rinjë si donacion për shkollat e komunës së Rahovecit. Kryetari i komunës z. Smajl Lati për këtë donacion ka falënderuar përfaqësuesit e kompanisë të cilët i priti në takim në zyrën e tij.

Printerë të rinj për 30 shkollat e komunës sonë që do të ndihmojnë nxënësit e mësuesit në zhvillim më të lehtë të procesit mësimor, i pranuam sot si donacion nga kompania “Super Viva”.

I falënderova përfaqësuesit e kompanisë për këtë kontribut të vlefshëm dhe u urova suksese të mëtejshme në aktivitetin e tyre biznesor, ka shkruar kryetari Latifi në profilin e tij në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po vazhdon realizimin e projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore

Komuna e Deçanit po vazhdon me përkushtim realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe zhvillimore, …