Komuna e Malishevës në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, organizon “Marshin e Tetorit”

Komuna e Malishevës, përmes Zyrës për Barazi Gjinore dhe në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, në kuadër të muajit së ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, organizon “Marshin e Tetorit”, me datë 07 tetor 2025. në ora 12:00. Marshi apo ecja do të bëhet nga QKMF, e deri në Sheshine Dëshmorëve në qytettin e Malishevës.

Ky marsh ka për qëllim të shprehë solidaritetin, përkrahjen dhe ndërgjegjësimin ndaj kauzave që promovojnë shëndetin, barazinë dhe mirëqenien e grave dhe komunitetit tonë. Ftohen të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj nisme me pjesëmarrjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …