Kryetari Kastrati uron Zogajn për përfaqësimin e Kosovës në garën evropiane për siguri kibernetike – ENISA

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim studentin Pashtrik Zogaj, i cili do të jetë pjesë e ekipit të Kosovës në garën më të madhe evropiane për siguri kibernetike, të organizuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA).

Gjatë takimit, kryetari Kastrati i ka uruar Zogajt suksese në këtë garë prestigjioze, ku Kosova përfaqësohet si shtet në mesin e shumë vendeve evropiane.
“Ju uroj shumë suksese si ekip dhe juve personalisht në këtë garë, më të madhen në Evropë në fushën e sigurisë kibernetike. Është krenari për komunën tonë, kur një student i yni e përfaqëson vendin në gara të këtij niveli. Ju priftë e mbara dhe shumë suksese” ,tha kryetari Kastrati.

Nga ana tjetër, Pashtrik Zogaj e falënderoi kryetarin për pritjen dhe urimin, duke e cilësuar mbështetjen e tij si shumë motivuese dhe domethënëse për të dhe për gjithë të rinjtë që merren me teknologji dhe siguri kibernetike.

ENISA (European Union Agency for Cybersecurity) është agjencia zyrtare e Bashkimit Evropian që punon për përmirësimin e sigurisë kibernetike në nivel kontinental. Gara e saj, European Cybersecurity Challenge (ECSC), është e karakterit zyrtar dhe synon të identifikojë e zhvillojë talentet e reja në këtë fushë.

Kosova këtë vit përfaqësohet nga ekipi “Kosovo Cyber Team”, pjesë e të cilit është edhe studenti Pashtrik Zogaj nga Malisheva.

Kontrolloni gjithashtu

Pemishta dhe Syrigana dëshmuan edhe një herë se janë mbështetje e fuqishme e Partisë Demokratike të Kosovës

Kandidati për kryetar të komunës së Skënderajt, nga radhët e PDK-së, z. Sami Lushtaku, me …