leoni

Ish-Drejtori komunal i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, është liruar nga të gjitha akuzat

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi të tij në facebook, ka njoftuar se ish-Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Rahovecit, Avni Morina, është liruar nga të gjtha akuzat që rëndonin mbi të dhe është shpallur i pafajshëm me aktgjykim të plotëfuqishëm nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës.

“Gjithmonë kam besuar në pastërtinë, etikën, profesionalizmin dhe ndershmërinë e Avniut, por për hir të transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë institucionale që kemi para qytetarëve të Rahovecit e institucionit komunal, e në respekt të ligjit e të institucioneve të drejtësisë, e pata liruar nga detyra me rastin e aktgjykimit të shkallës së dytë, Gjykatës së Apelit.

Më vjen mirë që Avniu ka verifikuar pastërtinë e tij në shkallën më të lartë të gjyqësorit, por edhe punën tonë si ekip. Ne kemi punuar, punojmë ende dhe do të punojmë edhe në të ardhmen me ndershmëri, transparencë, llogaridhënie dhe vetëm për interesin madhor kolektiv, për qytetarët e Komunës së Rahovecit.

Avniut i uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në jetën e tij profesionale”, ka shkruar kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Pemishta dhe Syrigana dëshmuan edhe një herë se janë mbështetje e fuqishme e Partisë Demokratike të Kosovës

Kandidati për kryetar të komunës së Skënderajt, nga radhët e PDK-së, z. Sami Lushtaku, me …