leoni

Drejtoria e Shërbimeve Publike ndërmerr dhjetëra intervenime pas reshjeve të borës

Reshjet e borës gjatë ditës së sotme kanë krijuar nevojën për një sërë intervenimesh emergjente në terren.

Ekipet e angazhuara – përfshirë Zjarrfikësit e Ferizajt, Ndërmarrjen Publike Lokale “NPL Ambienti” si dhe operatorë të kontraktuar nga komuna – kanë realizuar dhjetëra ndërhyrje në zona të ndryshme të Komunës së Ferizajt.

Fokus i veçantë i punës ka qenë:

Pastrimi i rrugëve nga bora në fshatrat Jezerc dhe Burrnik, me qëllim sigurimin e qarkullimit të pandërprerë të automjeteve dhe qytetarëve.

Largimi i drunjve dhe shkurreve të rrëzuara nga bora, të cilat paraqisnin rrezik për komunikacionin dhe sigurinë publike.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional, është arritur të rikthehet funksionaliteti i rrugëve dhe të eliminohen rreziqet e mundshme për banorët.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës do të vazhdojë ta monitorojë nga afër situatën dhe mbetet e gatshme të reagojë menjëherë në rast të çdo nevoje shtesë, duke garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Printerë të rinj nga Super Viva për 30 shkollat e komunës së Rahovecit

Kompania “Super Viva” ka dhuruar 30 printerë të rinjë si donacion për shkollat e komunës …