Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti i cili në zgjedhjet lokale të 12 tetorit synon edhe një mandat 4-vjeçar në krye të kësaj komune, ka mbajtur takime me banorët e Debëlldehit dhe Kabashit, ku ka prezantuar programin e tij qeverisës.
“Banorët e Debëlldehit dëshmuan përkrahjen e tyre ndaj meje dhe ndaj kandidates për Asamblenë Komunale, Milihate Ademi Ajeti.
Çdo ditë e më shumë, qytetarët po bashkohen me vizionin e LDK-së për zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie për të gjithë.
Faleminderit nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, ka shkruar kryetari Haliti në profilin e tij në facebook.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
