Kastrati: Mbështetja juaj e madhe është garancë e fitorës sonë pa balotazh më 12 tetor

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari Vesel Krasniqi dhe bashkëpunëtorë tjerë janë mirëpritur me entuziazëm të madhë në në tubimet e radhës elektorale sin ë Banjë, Bellanicë dhe tubimi i jashtëzakonshëm i nëndegës së qytetit të Malishevës Urbane me simpatizantët e shumtë të Nismës Socialdemokrate në krye me kryetarin z. Fatmir Limaj.

“Madhështore! Tubim i jashtëzakonshëm i nëndegës së qytetit të Malishevës Urbane. Malisheva është bërë bashkë për fitorën tonë të madhe më 12 tetor. Faleminderit Malishevë, thuhet në postimin e kryetarit Kastrati.

“Më 12 tetor fshati Banjë, voton për numrin 186, voton për të mirën e Banjës, për të mirën e qytetarëve tanë.

Derisa për tubimin në Bellanicë, ka falënderuar qytetarët e këtij lokalitetit për mbështetjen e madhe që do të jetë garancë e fitorës pa balotazh më 12 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku dhe Nura takuan qytetarët e lagjës 6 të Skënderajt

Në kuadër të agjendës ditore, kandidati për kryetar të komunës së Skënderajt në zgjedhjet lokale …