leoni

Kryetari Ramosaj u takua me banorët e Lumbardhit dhe Carrabregut të Epërm

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet locale të 12 tetorit u takua me banorët e fshatrave Lumbardh dhe Carrabreg i Epërm.

Entuziazëm, e vullnet i jashtëzakonshëm në përkrahje të Aleancës, programit tonë, listës tonë dhe të kandidaturës sonë!

Kënaqësi e veçantë të jem në mesin e banorëve të Lumbardhit dhe kandidatit tonë për Asamble Komunale, Besnik Lekaj.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin e madh, Lumbardh.

Më 12 tetor, do të jetë ditë që festojmë fitoren tonë të madhe.

Ai ka cekur se si gjithmonë, entuziazëm dhe përkrahje të jashtëzakonshme për Aleancën hasi edhe nga nga banorët e Carrabregut të Epërm.

Ndihem krenar për mbështetjen tuaj të palëkundur ndër vite, e që e tillë do të jetë edhe më 12 tetor.

Faleminderit për besimin që po i jepni rrugëtimit tim si kryetar dhe kandidatit tonë për Kuvend Komunal, Armend Loshaj, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku dhe Nura takuan qytetarët e lagjës 6 të Skënderajt

Në kuadër të agjendës ditore, kandidati për kryetar të komunës së Skënderajt në zgjedhjet lokale …