Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim të ngushtë me Programin për Qëndrueshmëri Ekonomike të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), është duke zbatuar metodologjinë In Motion, e cila synon fuqizimin dhe transformimin e bizneseve lokale përmes zhvillimit të kapaciteteve të tyre dhe përmirësimit të imazhit tregtar.
Në kuadër të këtij programi, 11 biznese përfituese nga Komuna e Skenderajt po marrin mbështetje të personalizuar përmes asistencës teknike, përmirësimit të imazhit tregtar dhe pajisjeve të nevojshme për zhvillimin e mëtejmë të aktivitetit të tyre ekonomik.
Programi ka nisur zbatimin në muajin qershor dhe do të zgjasë katër muaj. Deri më tani, është realizuar me sukses përmirësimi i imazhit tregtar të bizneseve dhe ofrimi i asistencës teknike, ndërsa aktualisht po shpërndahet pajisjet për bizneset përfituese.
Këto pajisje do të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve prodhuese, zgjerimin e gamës së produktevedhe sherbimeve si dhe krijimin e vendeve të reja të punës në komunitet..
Ky bashkëpunim pasqyron përkushtimin e Komunës së Skenderajt për të nxitur zhvillimin ekonomik lokal dhe për të mbështetur ndërmarrësit vendorë në rrugën e tyre drejt rritjes dhe qëndrueshmërisë ekonomike.