Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania kompanisë “Energjia SHDA”shpk, Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën e Skënderajt organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, – për Parkun Solar Fotovoltaik 1.3 MW, në Burojë, Skenderaj.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 20.11.2025 në ora 10:00 në Objektin e SHFMU “Abedin Rexha” Burojë, Skenderaj, do të organizohet debat publik nga Kompania kompanisë “Energjia SHDA”shpk, Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Skenderajt.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
Meeting ID: 779 4259 0287
Passcode: 7J7Pke
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë kompanisë “Energjia SHDA”shpk, Prishtinë, për Pëlqim Mjedisor, – për Parkun Solar Fotovoltaik 1.3 MW, në Burojë, Skenderaj.
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.