Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i cili synon edhe një mandate të ri në zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se të enjtën më 9 nëntor në ora 18.30 në restaurant Relax (magjistralja Rahovecë – Suharekë) mbahet tubimi final ku do të bëhet prezantimi përmbledhës i programit qeverisës të tij. Në këtë tubim do të merr pjesë edhe kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj.
“Vizituam çdo vendbanim e takuam mijëra qytetarë anekënd komunës sonë. Sot më 9 tetor, nga ora 18:30, mblidhemi të gjithë në një vend, për ta bërë prezantimin përmbledhës të programit tonë qeverisës.
Ju ftoj që të bashkoheni në tubimin qendror, që i jep zë fitores sonë të madhe, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari i komunës dhe kandidati i AAK-së për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, z. Smajl Latifi.