Debati për “Xhorxh Bushin” përplas kandidatët: Rama për Çekun, për Prishtinën

Në debatin zgjedhor për Prishtinën në emisionin Debat Plus, është tensionuar përballja mes kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, pas akuzave për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush”. Çeku ka thënë se kontrata për ndërtimin e këtij sheshi duhet të kalojë testin e ligjshmërisë, duke nënkuptuar se projekti përfshin shkelje ligjore. Në reagimin e tij, Rama i hodhi poshtë akuzat dhe e akuzoi kundërshtarin për hipokrizi, duke thënë: “Ky djali që thirret në ligj, bën gjëra jashtëligjore.” Ndërkohë, Rama ka theksuar se gjatë mandatit të tij janë realizuar projekte madhore, si Ishulli Urban, unazat e brendshme dhe të jashtme, nënkalimet në Dardani e Kalabri, si dhe transformimi i transportit publik e reformimi i arsimit me mësimin tërë ditor. Ai shtoi se vizioni i tij për Prishtinën është afatgjatë, për 20 deri në 50 vitet e ardhshme, me qëllim që kryeqyteti të bëhet një qytet funksional, modern dhe i gjelbër.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …