Jonathan Hargreaves: Mbretëria e Bashkuar mbështet integritetin e zgjedhjeve në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar të enjten me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahen këtë të diel. Hargreaves falënderoi Radoniqin dhe ekipin e tij për përpjekjet që po bëjnë për të siguruar zgjedhje gjithëpërfshirëse, transparente dhe efikase. Ai theksoi rëndësinë që mediat legjitime të kenë qasje në procesin zgjedhor, në përputhje me ligjet e Kosovës. Ambasadori britanik shtoi se Mbretëria e Bashkuar po e mbështet KQZ-në përmes një projekti kibernetik të financuar nga qeveria britanike, me qëllim të forcimit të integritetit dhe zhvillimit të sigurt të procesit zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …