Debat i tensionuar mes Nasim Haradinjt dhe Nexhmedin Spahiun

Në mbrëmjen e së mërkurës, debati mbi rastet e spiunazhit në Kosovë u shndërrua në një përballje të zjarrtë mes të ftuarve, pas arrestimit të fundit të Fatmir Shehollit nën dyshime për bashkëpunim me shërbime të huaja. Në studio ishin të ftuar Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dhe disa analistë. Gjatë diskutimit, Nasim Haradinaj shprehu indinjatën e tij për, siç tha ai, “rrjetin e spiunëve që kanë depërtuar në institucione shtetërore të Kosovës”. “Jaranat e Gjuriqit më kanë qit në burg edhe atëherë, e gjuriqave të vegjël, e Titave, e Milloshave e Kol Shirokave – qita më kanë dekonspiru, qita më kanë mundu, qita i kom luftu, qita i kom njek prej këtu. Tash ata i kanë fëmijët këtu. Na i kemi spiunat në krye të shtetit, në mes të AKI-së. Nuk duhet me u befasu kur dalin këta, por me pa sa na kanë dëmtu”, deklaroi Haradinaj. Ndërsa po fliste Nexhmedin Spahiu për nevojën që rastet e spiunazhit të trajtohen institucionalisht dhe jo përmes akuzave publike, Haradinaj ndërhyri duke thënë: “Çifti yt më ka çu në burg.” Spahiu, i befasuar nga deklarata, reagoi me ton të ashpër: “Çifti jem nuk merret me spiunllëqe.” Haradinaj këmbënguli në qëndrimin e tij duke thënë se kishte qenë viktimë e dekonspirimeve të mëhershme dhe se kishte dyshime për mosveprimin e institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Zgjedhja e Nenad Rasiçit është antikushtetuese, shumica shqiptare nuk mund të zgjedhë përfaqësuesin e pakicës serbe

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke …