Seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit mbahet më 27 tetor në Hagë

Gjykata speciale në Hagë kanë njoftuar se seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahet më 27 tetor 2025. Në informimin javor për media, zëdhënësi i gjykatës, Michael Doyle, bëri të ditur se gjatë javës së kaluar është publikuar versioni i redaktuar i dosjes paraprake të Prokurorisë në rastin ndaj Thaçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Sipas Doyle, Prokuroria pretendon se gjatë disa vizitave në paraburgim, Thaçi ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe ka dhënë udhëzime për mënyrën e dëshmisë së tyre. Pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ndërsa gjykata ka vendosur për vazhdimin e paraburgimit për disa prej tyre. Gjykata speciale në Hagë zhvillojnë çdo të enjte në orën 14:30 një konferencë informative online, ku njoftojnë për zhvillimet e fundit në proceset gjyqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Zgjedhja e Nenad Rasiçit është antikushtetuese, shumica shqiptare nuk mund të zgjedhë përfaqësuesin e pakicës serbe

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke …