Blegtoria është sektor që po merr dinamikë zhvillimi në komunën e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi dhe nënkryetari, z. Fatmir Iska kanë vizituar të premtën në Opterush, disa nga blegtorët e suksesshëm.

“Blegtoria është sektor që po merr dinamikë zhvillimi në komunën tonë. Kam vizituar tre blegtorët e suksesshëm nga Opterusha, Eqerem Morinën, Kadri Mazrekun e Driton Krasniqin, të cilët mbarështojnë qindra lopë.

Përpos mbarështimit të lopëve, ata punojnë edhe qindra hektarë tokë, për të siguruar ushqimin për bagëtitë e tyre. Eqeremi, Kadriu e Dritoni shprehen të kënaqur me punën e tyre, por edhe me mbështetjen e përhershme që komuna u ka ofruar në kohë e në forma të ndryshme.

U dëshiroj suksese të pandalshme të gjithë blegtorëve të komunës sonë! Do të jemi pranë jush”, ka shkruar në facebook, kryetari Latifi.

Ai të premtën vizitoi edhe Auto Servisin “Faredini – A” me pronar, Artan Shabandula, djali i dëshmorit të kombit, Sabit Shabandula. “Artani na priti e na tregoi se kompania e tij merret me servisimin e veturave, por edhe me dhënien e veturave me qira. Kjo është një kompani serioze, e konsoliduar dhe punëson disa punëtorë për të ofruar shërbime. Ju shkoftë puna mbarë! Faleminderit për pritjen dhe përkrahjen Artan”, thuhet në postimin në facebook, të kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Po i bëhet zgjidhje ndërtimit të urës dhe murit mbrojtës në fshatin Rastavicë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se po …