Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

Kryeziu ironizon fundin e fushatës: “Duket se kandidatët paskan zgjedhur të pushojnë”

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, shumë kandidatë për kryetar komune duket se e kanë mbyllur më herët garën. Kështu ka vlerësuar drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, i cili përmes një postimi ka komentuar me ironi qetësinë e skenës politike sot. “Mesa duket janë lodhur nga 30 ditë ‘angazhim’, dhe ndoshta është momenti të mendojmë seriozisht për ta shkurtuar fushatën nga 30 në 15 ditë. Besoj se do të ishte më se e mjaftueshme për t’u folur qytetarëve”, ka shkruar ai. Kryeziu ka shtuar se edhe këtë herë, fushata nuk solli përballje reale idesh apo debate me qytetarët, por më shumë ngjante me një seri recitalësh partiakë, të shoqëruar me duartrokitje partizanësh. Sipas tij, mungesa e debatit të thellë publik e bën të domosdoshme një reflektim mbi mënyrën se si zhvillohen fushatat zgjedhore në vend dhe se shpesh, më shumë kohë nuk do të thotë më shumë përmbajtje.

Kontrolloni gjithashtu

Nga e diela hyn në fuqi sistemi i ri i hyrje-daljeve në vendet e BE-së

Nga e diela, më 12 tetor, Bashkimi Evropian nis zbatimin e Sistemit të ri të …