Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Procedurat ligjore dhe dilemat politike për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës më 10 tetor, procesi për formimin e Qeverisë së re ka hyrë në fazën e tij vendimtare. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të shtunën ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për formimin e kabinetit qeveritar, si përfaqësues i partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, mandatarit i takojnë 15 ditë për të siguruar shumicën e nevojshme prej 61 votash në Kuvend dhe për të formuar ekzekutivin. Në të kundërtën, presidentja mund të japë një mandat të dytë një subjekti tjetër politik ose kandidati që arrin të sigurojë shumicën parlamentare. Megjithatë, analistët politikë shprehen skeptikë për mundësinë që Kurti t’i ketë numrat e mjaftueshëm. Hulumtuesi i IKD-së, Gzim Shala, thekson se në mungesë të shumicës, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, ndërsa analisti Albinot Maloku vlerëson se përpjekjet për krijimin e koalicioneve mbeten të brishta dhe të varura nga vullneti politik i partive. Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, ndërsa është refuzuar për koalicion nga LDK-ja. Megjithatë, zyrtarë të LVV-së kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë konsultimet me deputetë të pavarur dhe përfaqësues të subjekteve të tjera për të siguruar formimin e qeverisë së re, të cilën pritet ta udhëheqë sërish Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja pa datë vendimi për ish-udhëheqësit e UÇK-së, edhe pas 4 vitesh paraburgim

Gjykata Speciale në Hagë,  vazhdonë të kritikohen për mungesë transparence dhe zvarritje të procesit gjyqësor …