Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka bërë përgaditjet e duhura për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve

Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka bërë përgaditjet e duhura për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve. Për këtë qëllim, është haruar plani operativ “Zgjedhjet lokale 2025”. “Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, duke filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit”. Në njoftimin për media po ashtu thuhet se me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor do të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate propozon Fatmir Limajn për president

 Teksa skena politike në Kosovë vazhdon të dominohet nga diskutimet për zgjedhjen e presidentit të …