Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KQZ: Në Zgjedhje Lokale votuesi i një komune s’mund të votojë në komunën tjetër as si i rregullt dhe as me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Zgjedhje Lokale votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër, as si i rregullt dhe as me kusht. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se ky ndryshim është pasi në zgjedhjet për Kuvend, Kosova është një zonë e vetme zgjedhore, ndërkaq në Zgjedhje Lokale secila komunë është një zonë zgjedhore. “Për arsye se një votues i regjistruar në një komunë nuk mund të votojë në komunën tjetër, as votimi me kusht nuk është i mundur nga një komunë në tjetrën. Votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ. Më 12 tetor, në çdo komunë do të hapet nga një Qendër Votimi për mundësimin e votimit me kusht” thuhet mes tjerash në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj i sigurt: “AAK-ja, e kalon lehtësisht pragun dhe do jetë pjesë e Qeverisë së re”

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është shprehur i bindur se AAK-ja …