Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ju ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Ai ka shfaqur bindjen e tij se në muajin dhjetor do të kemi edhe zgjedhje parlamentare. “Jo vetëm për ta kryer obligimin qytetarë por edhe për të dhënë drejtimin që ne besojmë e meriton Prishtina si qytet i yni. I ftojë gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Republikës së Kosovës që të dalin dhe të votojnë masovisht për t’i dhënë drejtimin qyteteve dhe komuna ku ata punojnë sepse katër vite janë shumë dhe verdikti i tyre duhet të jetë ai që vendos për të ardhmen e tyre. Andaj që besoj do të jetë një ditë e mirë dhe ditë feste për të gjithë qytetarët dhe një proces zgjedhor shembullor. Besoj që do të votojmë me datën 9 nëntor në raundin e dytë edhe këtu në Prishtinë por edhe në vende tjera. Ndërsa po ashtu besoj dhe shpresoj do të votojmë jo më larg në dhjetor edhe për zgjedhjet parlamentare” theksoi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
