Lideri i Akleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje. Ai I ka poropsitur ata që të marrin pjesë në procesin demokratik për zgjedhjet e kryetarëve të komunave dhe asambleve komunale. “Unë e kreva obligim tim qytetarë dhe e shfrytëzova të drejtën time për të votuar së bashku më nënën, Suzanen dhe Antigonën një pjesë e familjes votojmë në Gllogjan, Anita dhe Gjini në Prishtinë tash po shkoj vetëm t’iu bashkohem atyre. I ftoj qytetarët e vendit gjithë me votu parlamentet komunale kryetarët e komunave kanë shumë rëndësi në standardin jetën gjitha çështjet që ata i preokupojnë sot është dita me i marrë vendimet pra votoni vendosni” theksoi në mes tjerash, lideri i Akleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
