leoni

Kreshnik Radoniqi: Procesi i votimit deri më tani është zhvilluar qetë dhe pa pengesa

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi deklaroi se deri më tani, procesi i votimit është zhvilluar qetë dhe pa pengesa. Ai shtoi më tutje se në rastet ku ka pasë paqartësi ose që kanë qenë problematike kanë reaguar në kohë për t’iu dhënë zgjidhje. “Komisionet komunale të zgjedhjeve, procesi i votimit deri në këtë kohë po zhvillohet qetë dhe pa pengesa. Deri më tani nuk kanë evidentuar parregullsi që do të ndikonin në integritetin apo rrjedhjen e përgjithshme të zgjedhjeve. KQZ mbetet në komunikim të vazhdueshëm me trupat zgjedhorë nëpër komuna dhe institucionet të ndryshme. Me qëllim që të garantohet zbatimi i plotë i ligjit dhe rregullave zgjedhore në çdo hap të procesit. Në të gjitha ato rastet ku ka paqartësi ose problematika të ndryshme, KQZ është duke i trajtuar në kohë më shpejtësi dhe duke i dhënë zgjidhje” tha mes tjerash në konferencën për medie, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Procesi zgjedhor ka qenë i qetë dhe kjo tregon nivel të lartë të një kulture të mirëfilltë politike

Eugen Cakolli nga Demokrania Në Veprim e ka vlerësuar lart mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai …