leoni

Jonathan Hargreaves: Gjëja më e rëndësishme është që njerëzit të votojnë lirshëm për ata që duan t’i përfaqësojnë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vlerësuar se gjëja më e rendësishme në zgjedhje është që njerëzit të votojnë lirshëm për ata që duan t’i përfaqësojnë. Në intervistën për Ekonomia Online i pyetur në lidhje me procesin e votimit të organizuar nga Lista Serbe në pjesën veriore të Kosovës, që është cilësuar si shkelje e rregullave, Hargreaves tha se vlerësimi i ligjshmërisë së procedurës nuk është në mandatin e tij, por theksoi rëndësinë që qytetarët të votojnë lirshëm dhe përfaqësuesit që besojnë se do t’u shërbejnë më mirë. “Nuk do të komentoj nëse kjo ishte brenda apo jashtë ligjeve. Nuk më takon mua ta komentoj këtë. Mendoj se është gjë e mirë që njerëzit nga të gjitha komunitetet e ndryshme të vendit po votojnë sot. Sigurisht, në zgjedhjet e fundit lokale ata nuk morën pjesë, prandaj është shumë e rëndësishme që këtë herë kanë votuar. Do t’i takojë Komisionit Zgjedhor dhe të tjerëve të vlerësojnë nëse janë ndjekur të gjitha procedurat apo jo” ka theksuar ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Procesi zgjedhor ka qenë i qetë dhe kjo tregon nivel të lartë të një kulture të mirëfilltë politike

Eugen Cakolli nga Demokrania Në Veprim e ka vlerësuar lart mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai …