Ekrem Kastrati: E kemi pritur këtë fitore pa balotazh

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka fituar edhe një mandat për të udhëhequr me këtë komunë duke fituar 53,41% të votave apo 10,907 vota nga qytetarët.

Ai la mbrapa kandidatin e Partisë Demoktratike të Kosovës, Gëzim Krasniqin me 18,91% dhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hotin me 15,50% të votave.

Kastrati tha se ka qenë një punë e mirë me projekte të shumta e projekte të mëdha urbanistike në qendër të Malishevës, por edhe në fshatra gjithandej. Ai në një postim në facebook, ka shkruar se Besimi historik që morëm është përgjegjësi edhe më e madhe. Është vullnet e përkushtim që t’ia kthejmë me punë vendlindjes.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt njofton se të hënën me 12 janar fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor

Komuna e Skënderajt ka njoftuar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit nga kjo komunë se nesër ( …