Rahoveci shënon një vit të bereqetshëm, me rendiment e cilësi shumë të lartë të rrushit

“Në ditët kur vreshtarët po vjelin kalaveshët e fundit të rrushit për këtë sezonë, edhe sivjet Rahoveci shënon një vit të bereqetshëm, me rendiment e cilësi shumë të lartë të rrushit në kulturën vreshtare.

Rahoveci ka tokën e bekuar, që fal të mira pa fund e me bollëk, por edhe njerëz punëtorë, që traditën e trashëguar ndër gjenerata, e vazhdojnë me dashuri të veçantë.

Fat dhe suksese të gjithë vreshtarëve dhe bujqve të komunës sonë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt ju fton të bëheni pjesë e mbrëmjes hapëse të Ditëve të Diasporës 2026

Me rastin e fillimit të Ditëve të Diasporës në Skenderaj, Kryetari i Komunës z.Sami Lushtaku …