Do të mbahet Debati Publik për “Fabrikën e përpunimit të mishit të shpezëve”

Komuna e Skënderajt duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, organizon Debat Publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, për “Fabrikën e përpunimit të mishit të shpezëve”, në Zonën Kadastrale në Polac të Skenderajt.

Njoftohet publiku i interesuar se debati organizohet me datën 18.11.2025 në ora 10:00 në Objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Drenica” ne Polac, ku pjesëmarrës do të jenë edhe Kompania “Weng Fat Poultry” shpk, Skenderaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën e Skënderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Nura: Në përfundim të mandatit tim si Kryetar, dua t’ju them një fjalë të madhe: FALEMINDERIT

Të dashur qytetarë të Skenderajt, Katër vite më parë mora përsipër një ndër përgjegjësitë më …