Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin e tij në facebook, se  kanë pritur në Gllogjan motoristët e platformës “Liria ka Emër” të cilët po nisin një udhëtim të gjatë e simbolik drejt Hagës, në kërkim të drejtësisë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ramosaj ka shkruar se ky marsh është një mesazh i fuqishëm i respektit, mirënjohjes dhe vendosmërisë për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.

Në emër të qytetarëve të Deçanit, ju falënderoj për këtë nismë fisnike dhe ju uroj rrugë të mbarë e kthim të sigurt.

Zëri juaj është zëri i çdo shqiptari që beson se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë.

Liria ka emër dhe ai është Sakrifica e UÇK-së, thuhet në postimin e kryetarit të Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Do të mbahet Debati Publik për “Fabrikën e përpunimit të mishit të shpezëve”

Komuna e Skënderajt duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në …