Shqipe Mehmeti, gruaja e Rexhep Selimit, mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale

Shqipe Mehmeti Selimi, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe gruaja e Rexhep Selimit, ish-kreu i UÇK-së, që po mbahet në Hagë, ka shprehur përkrahjen e saj për protestën që do të mbahet të premten në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Ajo është e vetmja nga radhët e VV-së që ka mbështetur publikisht këtë iniciativë, duke theksuar se çdo kundërshtim ndaj padrejtësisë është një hap drejt drejtësisë. “Le të protestohet që t’i sigurohet hapësirë drejtësisë. Kundër padrejtësisë jo vetëm sot, por gjithmonë!”, shkroi ajo, duke bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve. Protesta, e treta me radhë për këtë çështje, nis në orën 17:00 dhe ka për qëllim të evidentojë mbështetjen e qytetarëve për ish-krerët e UÇK-së dhe të kërkojë drejtësi për ta.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …