Altin Krasniqi reagon për ligjin e mbrojtjes së të akuzuarve në gjykatën speciale

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar ashpër lidhur me interpretimet e fundit për Ligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset në gjykatën speciale. Ai ka theksuar se ky ligj është miratuar më 3 gusht 2015 dhe është shpallur me Dekret Presidencial nga presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, më 20 gusht 2015. Sipas Krasniqit, qeveria në largim, bashkë me Ministrinë e Drejtësisë, vetëm po përmbush detyrën ligjore që i takon. Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë ligj si një akt të veçantë politik apo si ndihmë të veçantë, është sipas tij një manipulim i qëllimshëm i opinionit publik dhe përpjekje për të mbuluar dështimet reale të qeverisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Zgjedhjet e 28 dhjetorit mund ta nxjerrin Kosovën nga qorrsokaku politik

Analistja politike Aida Dërguti ka thënë se nuk do të ishte befasi që në orët …