Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

BE distancohet nga Kosova: Von der Leyen i kujton Kurtit mungesën e institucioneve dhe izolimin ndërkombëtar

Vizita e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në rajon nxori në pah realitetin e hidhur të Kosovës nën qeverisjen e Albin Kurtit. Ndërsa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ajo foli për përparim dhe bashkëpunim me BE-në, në Prishtinë theksoi ngecjet, tensionet dhe mungesën e institucioneve funksionale. Sipas saj, Kosova mund të përfitojë rreth 900 milionë euro nga Plani i Rritjes Evropiane, por për këtë duhen institucione të forta dhe stabilitet politik — dy elemente që sot mungojnë. Gazetari Augustin Palokaj theksoi se Kosova “nuk ka legjitimitet institucional”, pasi për muaj të tërë vendi funksionoi pa Kuvend aktiv, duke humbur fonde dhe besim ndërkombëtar. Ndërkohë, raportet me BE-në, dhe SHBA-në, janë në nivelin më të ulët që nga paslufta. Masat ndëshkuese të Brukselit, ende të pazgjidhura plotësisht, janë pasojë e politikave të tensionuara në veri dhe mungesës së koordinimit me aleatët. Von der Leyen nuk mbajti as konferencë për media me Kurtin — një sinjal i qartë diplomatik për distancimin e Brukselit ndaj qeverisë së tij. Në prag të Raportit të Progresit, pritjet janë të zymta: Kosova shihet si vend që ka ngecur, me qeveri të izoluar dhe pa rezultate konkrete në rrugën drejt BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Në Tiranë për lirinë e bashkëluftëtarëve tanë

Me flamurin kuqezi të qëndisur në shall, Daut Haradinaj iu bashkua sot protestës madhështore në …