Belinda Balluku thirrje qytetarëve: Bashkohuni për lirinë dhe drejtësinë e liderëve të UÇK-së

Zv.kryeministrja Belinda Balluku u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen masivisht në protestën për lirinë dhe drejtësinë e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të zhvillohet më 17 dhe 18 tetorRrugën e Kombit. Në një postim në rrjetet sociale, Balluku shpërndau banderolën zyrtare të protestës dhe u shpreh: “Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor! ‘Liria ka emër – Drejtësi për çlirimtarët’. Bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës.” Ajo thekson se kjo është një thirrje e bashkuar për lirinë dhe respektin e vlerave të çlirimtarëve, një mundësi për të dëshmuar solidaritetin dhe për të dërguar një mesazh të fuqishëm drejt institucioneve ndërkombëtare: që çlirimtarët e Kosovës meritojnë drejtësi dhe njohje për sakrificat e tyre. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova pritet të marrin pjesë, duke kthyer protestën në një manifestim masiv dhe të fuqishëm të patriotizmit dhe respektit për historinë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …