Ali Ahmeti: Shkupi gati për protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – kjo është çështje kohe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar se shumë shpejt edhe në Shkup do të mbahet një protestë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një çështje kohe dhe koordinimi me veteranët e luftës. Ahmeti deklaroi se janë në komunikim të vazhdueshëm me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe shoqatat e veteranëve të luftës në Kosovë, për të përcaktuar datën e saktë të mbajtjes së protestës. “Është duke u biseduar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me siguri që janë në kontakt me shoqatat e veteranëve të luftës në Kosovë. Është çështje kohe se kur do të organizohet,” u shpreh Ahmeti. Kreu i BDI-së theksoi se protesta do të ketë karakter mbarëkombëtar dhe synon të ngritë zërin kundër padrejtësisë që po i bëhet UÇK-së. “Ne kemi spostuar edhe fushatën për shkak të protestës. Të gjithë jemi UÇK, dhe kjo nuk është protestë që na bashkon ndonjë grupacion politik, por një qëndrim i përbashkët i gjithë shqiptarëve për të mbrojtur dinjitetin e luftës çlirimtare. Kjo protestë ka dimension kombëtar, me mesazhin e qartë për Tribunalin se UÇK nuk ishte ndërmarrje kriminale, por ushtri çlirimtare,” tha Ahmeti. Pas protestave në Prishtinë më 7 gusht dhe në Hagë më 14 shtator, ngjarja në Tiranë këtë të premte do të jetë e treta me karakter kombëtar, ndërsa ajo në Shkup pritet të pasohet si shprehje e solidaritetit gjithë shqiptar për mbrojtjen e figurës së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Anthony Blinken: Sali Berishës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sali Berisha: Mitingu për ish-krerët e UÇK-së ka nuanca kundër qeverisë së Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi protestën që do të zhvillohet sot në Sheshin …