Rasti Thaçi dhe të tjerët: Palët urdhërohen të rishikojnë parashtrimet konfidenciale

Në rastin kundër Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të ngritur për çështje lidhur me administrimin e drejtësisë, Prokuroria, mbrojtja dhe Administratorja janë urdhëruar të rishikojnë parashtrimet që deri tani janë klasifikuar si konfidenciale. Sipas zëdhënëses së gjykatës speciale, Angela Griep, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marijorie Masselot, më 10 tetor ka kërkuar nga palët të argumentojnë pse dokumentet duhet të mbeten konfidenciale ose të kërkojnë riklasifikimin e tyre si publike. Një opsion tjetër i propozuar nga Masselot është që, nëse dokumentet nuk mund të bëhen krejtësisht publike, të dorëzohen versione të redaktuara publike. “Gjithashtu, ajo ftoi palët dhe Administratoren të bashkërendojnë mes tyre, nëse është e nevojshme, për të siguruar përputhje në redaktimet që do të zbatohen në parashtrimet përkatëse,” tha Griep. Masselot gjithashtu theksoi se procedura paraprake është në përfundim, dhe nga mesi i nëntorit pritet që çështja t’i kalojë trupit gjykues. Megjithatë, ky afat mund të ndryshojë në varësi të vendimeve të Apelit, të cilat mund të përshtatin kohëzgjatjen e procedurave. Zëdhënësja Griep informoi gjithashtu se është rrëzuar kërkesa e Prokurorisë për masa shtesë në paraburgimin ndaj Thaçit, e cila kishte kërkuar ndalim vizitash për disa persona dhe kufizime për vizitorët jo të privilegjuar. Megjithatë, paraburgimi i Thaçit i është vazhduar edhe për dy muaj të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Anthony Blinken: Sali Berishës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sali Berisha: Mitingu për ish-krerët e UÇK-së ka nuanca kundër qeverisë së Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi protestën që do të zhvillohet sot në Sheshin …