Shkurte Fejza dhe Arif Vladi do të këndojnë sot në protestën kundër Gjykatës Speciale në Tiranë

Sot në Tiranë pritet të mbahet protesta me moton “Drejtësi për Çlirimtarët”, ku pritet pjesëmarrje masive, përfshirë 60 autobusë vetëm nga Kosova. Përveç fjalimeve të personaliteteve si Ali Ahmeti, Alfred Mojsiu, Hysni Gucati dhe të tjerë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë edhe këngët e Shkurte Fejzës dhe Arif Vladit, dy zëra që mobilizuan popullin gjatë luftës për çlirim. Protesta do të fillojë nga ora 17:00 dhe synon të dërgojë një mesazh të fuqishëm për drejtësi dhe mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët aktualisht po mbahen në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Të poshtër dhe të pafytyrë, festuan 28 Nëntorin duke përdhosur simbolet kombëtare

Publicisti Behxhet Shala, ka reaguar ashpër pas festimeve të 28 Nëntorit në Kosovë, duke akuzuar …