UÇK-ja është simbol i heroizmit, i dinjitetit dhe i krenarisë kombëtare shqiptare — dhe e tillë do të mbetet në përjetësi.
Askush nuk ka të drejtë ta mohojë apo ta zvlerësojë lavdinë e saj.
Ajo lindi, u rrit dhe u fuqizua në gjirin e luftës së popullit për liri. Bijtë dhe bijat më të mira të kombit shqiptar morën pushkën për të vdekur për lirinë e Kosovës.
Heroi i Kombit, Fehmi Lladrovci, ka thënë:
“Sikur edhe njëqind jetë t’i kisha, me dëshirë do t’i jepja për lirinë e Kosovës.”
Këtë ideal ai e dëshmoi bashkë me luftëtaren e lirisë, Xhevë Lladrovci, të cilët në mënyrë legjendare dhanë jetën për atdheun.
Liria dhe pavarësia e Kosovës u shkruan dhe u vaditën me gjakun e pastër të vajzave dhe djemve të UÇK-së, që ranë në lule të rinisë.
A mund të zëvendësohet epopeja e lavdishme e luftës së familjes Jashari?
Absolutisht jo!
Kjo do të ishte e pafalshme, nëse dikush guxon ta bëjë këtë për kredo politike apo për t’u shërbyer interesave antishqiptare.
Fatkeqësisht, sot ndodhen të mbyllur në Gjykatën Speciale komandantët e UÇK-së, të cilët me përkushtim dhe heroizëm udhëhoqën luftën për çlirimin e Kosovës nga shovinistët serbë.
Ata padrejtësisht akuzohen për krime lufte.
Lind pyetja: Pse?
A kanë bërë ata krime?
Absolutisht jo!
Ata kanë bërë vetëm një “krim” — sepse luftuan për lirinë e popullit shqiptar!
Nëse quhet krim kjo luftë, atëherë duhet të ndryshojë vetë kuptimi i drejtësisë.
Por të luftosh për lirinë e popullit tënd nuk është krim; përkundrazi, është shprehje e patriotizmit, humanizmit dhe heroizmit.
Prandaj, krerët e UÇK-së janë të pafajshëm.
Akuzat ndaj tyre janë përpjekje të antishqiptarëve dhe keqdashësve për ta errësuar imazhin e UÇK-së, për ta zbehur lavdinë e saj dhe për ta mohuar rolin historik që pati në çlirimin e Kosovës.
Por, sado të përpiqen, askush nuk mund ta errësojë shkëlqimin e saj.
UÇK-ja është shkruar me shkronja të arta në ndërgjegjen kombëtare shqiptare.
Ajo është dhe do të mbetet përjetësisht e lavdishme, sepse lufta që bëri — e mbështetur nga populli — ishte një luftë e drejtë dhe e shenjtë.
I lavdishëm ishte ideali i tyre, e lavdishme ishte lufta për lirinë dhe pavarësinë e atdheut që padrejtësisht ua kishin nëpërkëmbur shovinistët serbë.
Për këtë u derdh shumë gjak, për fitoren e lirisë së ëndërruar ndër shekuj.
Kjo është një e vërtetë e pamohueshme dhe e pakontestueshme.
Lavdi të përjetshme UÇK-së!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të kombit shqiptar!
Lavdi luftës heroike të luftëtarëve të UÇK-së!
Lavdi Komandantit të UÇK-së, Adem Jashari – simbol i trimërisë, qëndresës dhe heroizmit shqiptar!
Lavdi luftës dhe kontributit të paçmuar të komandantëve të UÇK-së!