Më 20 tetor, do të përurohet libri “24 orët e kujdesit mjekësor dhe rrëfimet e përditshme”të autores Luljeta Z. Abdullahu

Më 20 tetor, në orën 12:30, në ambientet e Telemjekësisë në Shërbimin e Mjekësisë Nukleare, do të përurohet libri me titull “24 orët e kujdesit mjekësor dhe rrëfimet e përditshme”, i autores Luljeta Z. Abdullahu, specialiste e Mjekësisë Nukleare.

Luljeta Z. Abdullahu është gruaja e parë në Kosovë që ka ndjekur specializimin në Mjekësi Nukleare në rrethana të vështira profesionale e institucionale, duke u bërë një nga themelueset e këtij shërbimi jetik në vend. Kontributi i saj shumëvjeçar ka qenë thelbësor në ngritjen e kapaciteteve diagnostike moderne në shëndetësi.

Ngjarja pritet të mbledhë përfaqësues të institucioneve shëndetësore, kolegë mjekë, studentë dhe dashamirë të fjalës së shkruar, në një aktivitet që bashkon dimensionin shkencor me atë njerëzor të profesionit mjekësor.

Kontrolloni gjithashtu

IKSHPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta: Shmangni diellin dhe hidratohuni vazhdimisht

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë …