Sala Berisha Shala: “Vjeshta e dinjitetit kombëtar – bashkimi mbi partitë, liria mbi frikën”

Ish-deputetja Sala Berisha Shala rikthehet me një reflektim të fuqishëm mbi vjeshtat përsëritëse të shqiptarëve, duke tërhequr një paralelizëm mes ngjarjeve të vitit 1998 dhe protestës së sotme në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Berisha Shala nënvizon se në çdo moment të rëndësishëm për kombin, historia bën dallimin mes atyre që qëndrojnë për unitet dhe atyre që zgjedhin heshtjen ose interesin partiak. “Historia nuk pyet për interesa, ajo i mban mend ata që e ndihmuan të shkruhet me nder, si dhe ata që ia kthyen shpinën në emër të ‘neutralitetit’.” Sipas saj, UÇK-ja nuk ishte projekt partiak, por një sakrificë e kombit për liri. Prandaj, heshtja e përfaqësuesve të zgjedhur, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nuk ka vend në këtë histori: “Kthjellu, heshtja jote sot, nuk të bën nderë as nesër. Historia mban mend ata që flasin kur duhet, dhe ata që heshtin kur nuk guxojnë të flasin.” Mesazhi i saj është një thirrje për bashkim gjithëkombëtar dhe një paralajmërim kundër përçarjes: “Kush përçan sot, nuk falet nga historia! Liria nuk gjykohet!”

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …