Daniel Serwer; Richard Grenell, po punon për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij nga pushteti, pas zgjedhjeve
Photo: Gage Skidmore

Richard Grenell: “Haga është jashtë kontrollit, kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar sërish pas protestës gjithëkombëtare në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. Grenell u shpreh shkurt por ashpër: “Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith.” Me këtë reagim, ai iu referua ish-prokurorit të Dhomave të Specializuara, Jack Smith, i cili kishte ngritur padinë ndaj Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, dhe që dha dorëheqjen nga Prokuroria Speciale në nëntor 2022. Protesta në sheshin “Skënderbej” në Tiranë bashkoi mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët kërkuan drejtësi dhe lirimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së. Grenell, i cili edhe më herët ka qenë zë i fortë në mbrojtje të Thaçit, këtë vit ka deklaruar se “burgimi i padrejtë i ish-presidentit duhet të marrë fund”, duke theksuar se procesi në Hagë është shndërruar në një instrument politik që po dëmton imazhin e drejtësisë ndërkombëtare. Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pretendon për krime lufte, ndërsa mbështetësit e tyre e konsiderojnë këtë një padrejtësi historike ndaj luftës çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …