Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka shpërndarë video të punimeve të rrugës me katër korsi, Rahovec – Xërxë.
“Puna intensive për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi, nuk ndalet. Infrastruktura moderne i jep shans ekonomisë sonë për zhvillim dhe zgjerim, por edhe qytetarëve tanë, për lëvizje më të lehtë e të papenguar”, ka shkruar kryetari Latifi.