Kryetari Lushtaku ka marrë pjesë në ecjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Kryetari i ardhshëm i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku ka marrë pjesë në ecjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një aktivitet që bashkoi qytetarë, institucione e shkolla në mbështetje të grave që po përballen me këtë sëmundje.

“Kjo ecje sot është mbi të gjitha një thirrje për kujdes, kontroll të rregullt dhe vetëdije shëndetësore ndërsa i gjithë muaji tetor është muaj i ndërgjegjësimit për rritjen e kujdesit ndaj kancerit të gjirit.

Parandalimi dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë, prandaj bashkë duhet të flasim më shumë, të kujdesemi më shumë dhe të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në ballafaqimin me këtë sëmundje.

Përgëzoj institucionet shkollore Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) “Anton Çetta” dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rifat Mëziu” për aktivitetet e veçanta në mbështetje të muajit rozë”, ka shkruar në facebook, kryetari Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …