Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në këtë proces zgjedhor, të drejtë vote kanë gjithsej 1,013,357 qytetarë, prej të cilëve 474,394 janë në Qytetin e Shkupit. Votimet për zgjedhjen e kryetarëve të komunave zhvillohen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa procesi për zgjedhjen e këshilltarëve do të përsëritet në tri qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë, pas evidentimit të parregullsive gjatë votimit të mbajtur më 19 tetor. Procesin zgjedhor po e vëzhgojnë monitorues vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa për raportim janë akredituar edhe gazetarë të huaj.
Kontrolloni gjithashtu
Nis peticioni për heqjen e emrit “Uroshevac” nga përdorimi zyrtar, mbështetet nga Komuna dhe partitë politike
Në Ferizaj ka nisur nënshkrimi i peticionit “Për një Ferizaj pa Uroshevac”, një nismë qytetare …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
