Blerta Deliu Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Albin Kurtin e pashë në kapitullin e parafundit të tij politik

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Albin Kurti po përjeton fazën e fundit të karrierës së tij politike, pas dështimit për të siguruar votat për formimin e qeverisë së re. “Unë atë ditë në Kuvend e kam parë Albin Kurtin para fundit të tij,” ka thënë Deliu-Kodra, duke shtuar se ky dështim për votim shënon “thyerjen e mitit” dhe dëshmon se Kurti nuk ka më mbështetje politike as besim nga deputetët. Ajo ka kritikuar qëndrimet kontradiktore të kryetarit të Vetëvendosjes, duke theksuar se “s’mund t’i quash njëherë kolegët hajvana e miza, e pastaj në Kuvend të shfaqesh si qengj i butë e të kërkosh unitet”. Deputetja e PDK-së shtoi se pas zgjedhjeve të ardhshme vendore e qendrore, qeveria e re do të formohet pa Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …