Charles Michel: Anëtarësimi në BE, rruga më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe perspektivën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Michel ka theksuar se integrimi evropian mbetet “mjeti më i fuqishëm” për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ulur tensionet mes dy vendeve. Ai tha se të dyja palët duhet të tregojnë guxim politik në nivel të brendshëm për të bindur qytetarët se ky është drejtimi i duhur. “Unë me sinqeritet ndjej se mjeti më i fortë është anëtarësimi në BE. Dhe nëse duam që Kosova dhe Serbia të jenë të guximshme në nivel të brendshëm – sepse e di që si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, ekziston nevoja për t’i bindur qytetarët se zgjedhjet që po bëhen janë zgjedhjet më të mira për ta – mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit është përmes rrugës evropiane,” ka deklaruar Michel. Sipas tij, procesi i anëtarësimit nuk duhet parë vetëm si qëllim politik, por si instrument për stabilitet afatgjatë, reforma dhe pajtim rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …